Hyri të bënte dush në villë dhe nuk doli më, zbulohen detaje si u gjet i vdekur 16 vjeçari në Junik

Afishet i vendosën gjithandej në fshatin Studenicë të Istogut.

Me to, familja Ramqaj njofton se djali i tyre, Diloni, ndërroi jetë një natë më parë në Stan te Gropa e Erenikut në Junik.

Aty, i riu kishte shkuar që të punonte për pastrim të disa vilave së bashku me disa të afërm të tjerë, e ku u la në njërën nga to.

Me të parë se 16-vjeçari për 30 minuta nuk po dilte nga njëra prej këtyre shtëpizave, ata që ishin me të vendosën të shkonin e ta shikonin, por e hasën pa shenja jete në dysheme.

Familjarët nuk kanë dyshime tek askush.

Me rastin po merren njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe nga Prokuroria Themeloren në Pejë.

16-vjeçari u varros pasditen e të dielës në fshat.

Lexo edhe:  Ganimete Musliu e kalon me sukses operimin në zemër