Pas bisedës së Netanyahut me Bidenin, lëshohet uji në Gaza

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka thënë në një intervistë për CNN se zyrtarët izraelitë e kishin informuar se uji ishte lëshuar përsëri në Rripin e Gazës.

Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pasi Hamasi nisi sulm të befasishëm fundjavën e kaluar, duke vrarë qindra izraelitë dhe duke marrë peng dhjetëra të tjerë.

Palestinezët po luftojnë prej ditësh me mungesën e ujit, ushqimit dhe energjisë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë shënjestruar prej ditësh objektiva në Rripin e Gazës, duke vrarë numër të madh civilësh.

Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se vendimi për lëshimin e ujit ishte rënë dakord mes kryeministrit të vendit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Vendimi për të lëshuar ujin në pika të caktuara është “në përputhje me politikën e Izraelit” në Gaza, ka thënë Katz.

Lexo edhe:  Çmimet e banesave pritet të rriten sërish, ja sa do të shtrenjtohen