Terrorizohet Serbia nga një grup i armatosur, Policia kërkojnë përforcime

Videoja e të shtënave të ndodhura rreth orës 18:00 në rrugët e Horgoshit ka tmerruar një zonë në veri të Serbisë.

Në rrjetet sociale janë shfaqur disa video në të cilat dëgjohen të shtëna armësh dhe shihet një grup të rinjsh të armatosur duke ecur nëpër rrugët e atij vendbanimi afër kufirit me Hungarinë, shkruan Kurir.

Videoja e parë tregon një grup prej rreth 15 të rinjsh që vrapojnë në rrugë dhe gjatë gjithë kohës qëllojnë në një grup tjetër që vraponte në rrugë. Në një video tjetër – të regjistruar nga kamera e një shtëpie – shihen qartë disa të rinj me kapuç duke ecur në rrugë me automatikë në duar?!

Ndërkohë, u shfaq një video e re e ngjarjes, ku shihet një kolonë njerëzish të udhëhequr nga një person me kapuç që mban një automatik në duar! Duket se grupi u nda në një moment dhe ajo pjesë shkoi në njërën anë dhe pjesa tjetër në anën tjetër.

Mediat lokale në Hungari thonë se rrugët Akakos dhe Kertesz janë mbyllur pas të shtënave dhe se ushtria ka dalë në vendin e ngjarjes. Lajmi është konfirmuar për panonrtv.com nga zyrtarë lokalë të cilët pohojnë se policia është në pritje të përforcimeve, por që sipas informacioneve të tyre tashmë e kanë situatën nën kontroll.

Sipas portalit magyarszo.rs, të shtëna armësh janë dëgjuar në të gjithë fshatin.

Mediat vendase thonë se bëhet fjalë për vendosjen e emigrantëve, por për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Lexo edhe:  Mbyllet "Fadil Vokrri", do të rinovohet plotësisht fusha