Vrasja e rëndë në Prishtinë – 63 vjeçarja ishte arsimtare, zbulohen detaje tjera

Sadije Miftari-Godeni po dyshohet se është vra nga bashkëshorti i saj Izet Godeni sot në orët e hershme të mëngjesit.

Gazeta Insajderi ka mësuar se çifti kanë edhe dy fëmijë. Viktima ka qenë edhe arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Vrasje dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa është konfirmuar se dorasi është vetdorëzuar.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.

Mësohet se presoni që vrau gruan e tij është Izet Godeni, 70 vjeç.

Lexo edhe:  Merr flakë një shtëpi brenda oborrit të QKUK-së