Momenti kur PSD e gjuan me qershi kryeministrin Kurti pas marrëveshjes për targa
Partia Socialdemokrate e ka gjuajtur me qershi kryeministrin Kurti derisa po hynte në objektin e Qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat.
Kështu tha Natyra Kuçi nga kjo parti.
“Ja dham një grusht qershi Kryeministrit të skutave, teksa po hynte nga dera e fshehtë!”, ka shkruar ajo.
PSD sot ka realizuar një aksion para Qeverisë (ish objekti i Rilindjes). Aktivistët e kësaj partie kanë gjuajtur qershi para hyrjes së këtij objekti.