Deputeti suedez: Nuk është në rregull që BE-ja ua mohon lirinë e lëvizjes kosovarëve
Deputeti suedez Magnus Jakobsson, e ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Jakobsson tha se nuk e konsideron në rregull që lëvizja e lirë t’u mohohet 1.6 milion banorëve.
“Nuk është në rregull që 1.6 milion njerëzve t’u mohohen të njëjtat mundësi për të lëvizur si të gjithë të tjerëve në Ballkan. Ne duhet të inkurajojmë tregtinë dhe pajtimin në të gjithë Ballkanin”, tha deputeti suedez.
Sot, Presidenca e Bashkimit Evropian e cila mbahet nga Çekia njoftoi se është hequr nga rendi i ditë liberalizimi i vizave për Kosovën, shkaku i tensioneve në veri.