E rëndë: Gjendet i vdekur një 39 vjeçar në Prizren, u la familjes një letër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se i dha fund jetës. Rasti i rëndë ka ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një kabllo.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 39-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, pasi u raportua rasti.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri iu kishte lënë një letër lamtumirëse familjes së tij, ku i kishte paralajmëruar se do t’i jepte fund jetë në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 39-vjeçarit.

Lexo edhe:  U kapën në flagrancë me drogë, zbulohet identiteti i tre të rinjve që u arrestuan në Vushtrri