Aksidenti ku vdiq kadeti i Policisë duke shkuar në punë, arrestohet 20 vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe iku
Më datë 21 nëntor 2022, rreth orës 06:50, policia është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicё-Klinё.
Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.
Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore dhe si pasoj e lëndimeve viktima pasi dërgohet ne QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.
I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pas një pune intensive të të gjitha Njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, sot me datё 22.11.2022, ёshtё arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:
A.D. lindur me 2002.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48-orë”, bën me dije policia në komunikatë.