Arabia e shpall festë kombëtare ditën e mërkurë, pas fitores ndaj Argjentinës
Të mërkurën do të jetë një festë kombëtare në Arabinë Saudite, pasi shkaktoi një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, pasditen e së martës.
Tifozët në mbarë botën nuk mund ta besonin atë që po ndodhte në lojën e parë të ditës në Kupën e Botës, pasi Argjentina u mund në ndeshjen e saj të parë në grup.
Nuk kishte dyshime se Arabia Saudite e meritonte fitoren e saj, me dy gola të shkëlqyer në pjesën e dytë, duke përfshirë atë të Salem Aldawsarit, transmeton Klankosova.tv.
Mbreti i Arabisë Saudite Salman ka shpallur një festë publike në vendin e Lindjes së Mesme për të festuar fitoren historike ndaj dy herë kampionëve të botës.
Pushimi vlen për të gjithë ata në sektorin publik dhe privat, si dhe studentët në vend.