Vajza rreth 16 vjeçe nga Ferizaj bëhet nënë, lind fëmijën në QKUK

Një e mitur nga Ferizaji është bërë nënë.

Policia njofton se ajo kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeçare me një burrë.

” Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  “Shumë e rëndë qenka me shkru për ty babush”, ndahet nga jeta polici i Kosovës