Mësohet kush është personi që sot plaçkiti me armë bankën në Mitrovicë
Sot gjatë ditës ka ndodhur një plaçitje në qendër të Mitrovicës.
Lajmin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se grabitësi nën kërcënimin e armës ka plaçkitur një shumë të parave.
Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Jepi zë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti, tha Zahiti për Jepi zë.