Në Japoni u kërkohet qytetarëve të veshin rrollka gjatë dimrit që të mos harxhojnë rrymë

Guvernatori i Tokios u ka kërkuar banorëve të qytetit që të veshin rrollka këtë dimër që të reduktohet konsumi i energjisë.

Yuriko Koike tha se xhemperët në forma rrollke mund të jenë një mjet për të ndihmuar në reduktimin e faturave në rritje të energjisë.

Punonjësve në sektorin publik do t’u thuhet të japin shembull duke veshur rrollka.

Kryeqyteti japonez ka vendosur udhëzime se si të reduktohet përdorimi i energjisë këtë dimër mes furnizimit të pasigurt dhe çmimeve në rritje.

Zyrtarët në takimet për këtë çështje janë parë krah për krah të gjithë të veshur me rrollka.

Koike tha se njerëzit duhet të frymëzohen nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili dihet se i pëlqejnë rrollkat, kur u pyet nëse një e tillë është e përshtatshëm për vendin e punës.

“Ato janë të ngrohta dhe konsumi i përgjithshëm i energjisë është zvogëluar”, tha ajo.

Nuk dihet nëse Macroni veshë rrollka për shkak të krizës energjetike apo për modë, por dashuria e tij për rrollkat ka qenë subjekt i diskutimit për një kohë.

Në fillim të muajit, Qeveria japoneze u ka kërkuar qytetarëve të ndalin dritat e panevojshme, të vishen më trashë dhe të ulin temperaturën e ngrohtores nga 1 dhjetori deri më 31 mars.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli ‘pushton’ TikTok-un, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij