E dhimbshme: Vdes Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit nga Drenica Burim Veliqi
Nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha, Sherife Veliqi ka vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku në Facebook, përcjell Jepi zë.
Ai e ka përshkruar atë si grua fisnike, nënë e fortë dhe krenare që i fali Kosovës një djalë trim si Burimi.
Postimi i plotë:
Me dhembje e pikëllim mora lajmin se ka ndërruar jetë Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha.
Nëna Sherife ishte grua fisnike, nënë e fortë dhe krenare që i fali Kosovës një djalë trim si Burimi, sot dëshmor i lirisë!
Ngushëllime familjes Veliqi, miqve dhe dashamirëve!
SL