E dhimbshme: Vdes Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit nga Drenica Burim Veliqi

Nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha, Sherife Veliqi ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku në Facebook, përcjell Jepi zë.

Ai e ka përshkruar atë si grua fisnike, nënë e fortë dhe krenare që i fali Kosovës një djalë trim si Burimi.

Postimi i plotë:

Me dhembje e pikëllim mora lajmin se ka ndërruar jetë Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha.
Nëna Sherife ishte grua fisnike, nënë e fortë dhe krenare që i fali Kosovës një djalë trim si Burimi, sot dëshmor i lirisë!

Ngushëllime familjes Veliqi, miqve dhe dashamirëve!
SL

Lexo edhe:  Funksionari i AAK-së, Shkodran Pulaj, i dyshuar për dhunimin e një të mituri mbetet në paraburgim edhe për dy muaj