Kurti jep afatin kur mund të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në agjencinë e lajmeve austriake APA ka folur edhe për propozimin franko-gjerman për arritjen e  një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se është një bazë e mirë për dialog pa hyrë në detaje të një propozimi të tillë.

Ai ka thënë se e mira e një propozimi të tillë është se bazohet në vlera dhe jo vetëm në zgjidhjen e problemeve siç ka qenë qasja e mëparshme.

Kreu i ekzekutivit megjithatë ka theksuar se propozimi franko-gjerman “ka shumë mangësi”, por shton se është një pikënisje e mirë, raporton Gazeta Express.

“Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kurti tutje ka treguar synimin e Kosovës për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE kah fundi i vitit.

“Ne duam të tregojmë publikisht që duam të bashkohemi në BE”, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Lexo edhe:  “O qen, na ke djegë tanë jetën”, tensione mes të akuzuarve për vrasjen e Bedri Rexhepit