“Ta hjekim krytë me sakicë”, dy persona në Skenderaj kërcënojnë rojën e pyllit

Dy persona nga e njëjta familje, dyshohen se kanë kërcënuar me jetë një rojë pylli dje pasdite në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Mësohet se viktima u detyrua që të denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje të gjithë ngjarjen.

Bazuar në dëshminë e tij, dy të dyshuarit kanë prerë druj në pyllin i cili është në pronësi të shtetit dhe të njëjtit janë kapur teksa po i bartnin ato me traktor.

Pasi u zbuluan nga roja i pyllit, dy të dyshuarit e kanë kërcënuar me vdekje atë, duke i thënë se do ia heqin kokën me sëpatë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa drutë janë konfiskuar nga organet kompetente.

Me urdhër të prokurorit, sinjali raporton se ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Bie në pranga grupi kriminal që bënte kërdi me grabitje të armatosura në rajonin e Prishtinës