Vjen thirrja e fundit e policisë për qytetarët
Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të raportojnë dhunën në familje. ,,Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është e shenjtë dhe e pazëvendësueshme. Familja fillon aty ku fillon jeta, andaj duaje dhe mbroje atë. Së bashku mund t’ia dalim, nëse i themi ‘stop’ dhunës në familje! Dhuna në familje e shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë!, thuhet në apel.
Mes tjerash policia ka potencuar se, pasojat nga dhuna në familje mund të jenë me dëmtime fizike dhe psikike, familjet shkatërrohen, fëmijët marrin një shembull jo të mirë, banorët e komunitetit ndihen të pasigurt. Dhuna në familje ndikon te të gjithë. Për t’i parandaluar rastet e dhunës në familje, Policia e Kosovës, kërkon bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Paralajmërim i frikshëm: Dielli pritet të shpërthejë çdo moment, këto mund të jenë dëmet në tokë
Policia u bën apel të gjithëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje në:
092 nga tefonia fixe
192 nga vala
922 nga ipko
080019999
[email protected]
aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policin’