Aksident në Prekaz të Skenderajt, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, në Prekaz të Skenderajt, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona”– ka thënë Zahiti.

Lexo edhe:  Gjuajti me armë natën e Vitit të Ri, 51-vjeçari nga Strellci i Deçanit arrestohet pasi Policia siguroi pamjet