Investitorë nga Zvicra e Gjermania hapin fabrikë në Kosovë, prodhojnë vazo kopshti që do shiten në Evropë

Në Prizren është hapur një kompani prodhuese e cila është investim gjermano-zviceran. Aty do të prodhohen vazo për kopshte, e të cilat më pas si destinacion kanë vendet e BE-së.

Kjo kompani është me dy pronarë nga Gjermania dhe një nga Zvicra, teksa menjëherë është shfaqur edhe interesimi i qytetarëve për t`u punësuar.

Sipas menaxherit Isuf Bajrami, për të punuar në këtë kompani janë interesuar moshat e reja dhe ato mesatare.

“Interesimi ka qenë mjaft i madh nga të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 18-vjeç deri 55-vjeç. Ka pasur interesim edhe nga gjinia femërore dhe do të ketë punë edhe për to. Zanatli ka shumë pak në Kosovë, prandaj në fillim duhet të bëhen trajnime për ta”, ka theksuar Bajrami për rtk.

Pronarët e kësaj kompanie thanë se Kosova është përzgjedhur për të investuar pasi ka mjaft fuqi punëtore të re. Për momentin i gjithë prodhimi nga Kosova do të eksportohet në vendet e BE-së.

Lexo edhe:  Vrau pronarin e shtëpisë për qiranë, burgoset 34-vjeçari shqiptar