Pamje e momentit të shpërthimit tragjik në Stamboll kapet nga kamerat, dyshohet se bombën e la një grua

Një xhirim i ri është shpërndarë nga mediat turke e ku shihet se një çantë është lënë në një ulëse dhe që mandej ka shpërthyer

Kamerat e CCTV kanë treguar momentin e shpërthimit të bombës në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.

Sipas asaj që tregojnë këto kamera, shpërthimi ka ardhur si pasojë e një çante që është lënë në një ulëse.

Sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Ai tha se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

Shikone videon se si një grua ka lënë një çantë dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale (13:20 GMT) në rrugën Istiklal. Ai u shpreh se si pasojë e shpërthimit kishte edhe “viktima dhe lëndime” në një postim në Tëitter, pa ofruar detaje të mëtejshme.

Shpërthimi ndodhi në pjesën qendrore të qytetit, kurse video të ndryshme të qarkullojnë në rrjetet sociale shfaq disa persona të shtrirë në tokë dhe që kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.

Për ta parë videon e momentit, klikoni KËTU

Lexo edhe:  “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, arrestohet drejtori i Shërbimeve Publike të Fushë-Kosovës