Arlinda Amiti, shqiptarja e parë doktore e shkencave në Zvicër- zotëron 7 gjuhë të huaja

Profesoresha Arlinda Amiti është femra shqiptare më e shkolluar në Zvicër. Arlinda Amiti po shkruan historinë e diasporës shqiptare dhe është më shumë se shembull integrimi. Ajo tashme është një shkenctare, njëkohësisht ligjeruese në Universitetin e Bazelit.

Profesoresha Arlinda Amiti, është koordinatore e programit të doktoraturës “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG), shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch. Është modeste ju shmanget lavdit, nuk dëshiron të dalë në gazeta të lavdërohet apo të flas në vetën e parë!

Prof. Amiti po lë gjurmë në historinë e diasporës shqiptare në Zvicër, intelektuale, me pak fjalë e shumë punë, me plotë suksese në fushën e dijes. Është krenare që është shqiptare! Edhe pse është shumë e re në moshë, Arlinda është poliglote meq zotëron 7 gjuhë të huaja botërore dhe është ligjeruese në universitetin e Bazelit, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

“Është vërtetuar shkencërisht se komuniteti shqiptarë në Zvicër po integrohet me sukses, janë shembull të këtij procesi”, ka thënë Arlinda Amiti.

“Familja ime ka ardhur nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi emigruar në Zvicër në vitin 2000. Mirëpo, babai im punonte si në Zvicër që nga viti 1981. Para katër vitesh jam martuar dhe kemi një djalë. Në javët e ardhshme presim fëmijën tonë të dytë…”, ka thënë Amiti për gazeten zvicerane Le Canton27.ch.

“Aktualisht punoj si ligjëruese dhe drejtoresh e studimeve islame. Si ligjëruese punoj në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Zvicrën Veriperëndimore (FHNW). Jam e punësuar në degën e pedagogjisë. Ne trajnojmë mësuesit e ardhshëm për shkollën e mesme. Ligjëroj në degën e etikën, fetë dhe komunitetet (ERZ – Ethik, Religionen und Gemeinschaft), si dhe hapësirat, kohët dhe shoqëritë (RZG- Räume, Zeiten und Gesellschaft)…”, ka shtuar Amiti.

Lexo edhe:  Sulmohet gazetari Vullnet Krasniqi në protestën kundër Doku Fest-it

Duke folur për shaminë profesoresha shqiptare Arlinda Amiti ka thënë: “Jo, jo me shaminë unë kurrë s’kam pasur problem në Zvicër, përkundrazi respektohet këtu ku jetojmë”, ka theksuar ajo.