Drenicasi thyen bankomatin e “ProCredit” në Skënderaj, duke ikur i godet edhe tri vetura

Vjedhjet e grabitjet në banka janë raste mjaft të shpeshta që po shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri te punëtorët, por edhe humbje të këtyre institucioneve financiare.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “18 Qershori” në Skenderaj, por këtë herë është thyer ekrani i bankomatit të bankës Pr0 Credit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur një person, derisa ishte në gjendje të dehur kishte tentuar të kryej vjedhje, duke thyer bankomatin. Pasi nuk ia arriti qëllimit, ai deshi të largohej me veturë dhe në pamundësi për të ikur, ka goditur me qëllim tri vetura.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar personi i dyshuar dhe i njëjti është shoqëruar për në stacion policor, teksa janë bërë ekzaminimet e nevojshme në lokacionin ku ndodhi rasti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Lexo edhe:  Vendimi për adoptimin e qenëve, Zanfina e ashpër: Vendimi me i kënaq primitivat që ju doken qent arusha