Asllan Cimili i ri në ditën e betimit si ushtar i Kosovës vizitoi varrin e dëshmorit, emrin e të cilit e mban

Dje në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 311 rekrutë të rinj.

Ndër ta ishte edhe nipi i dëshmorit Asllan Cimili, të cilit i trashëgoi edhe emrin, shkruan Jepi zë.

Asllan Cimili ishte dëshmori që ra heroikisht në Majdan të Melenicës.

Ndërsa Asllani i ri, menjëherë pas betimit shkoi tek “Varrezat e Dëshmorëve” në Shipol të Mitrovicës për nderuar varrin e xhaxhit të tij, që ra dëshmor për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Kujtojmë që këtë javë, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ka mundësuar që ushtrisë t’i bashkohen të gjirhë personat deri në moshën 25 vjeçare.

🖋️ Jepi zë

Lexo edhe:  Polici që ishte me Bunjakun: E tërhoqëm mes plumbave, u përpoqëm që t’u mbijetojë plagëve