Një person e bën “llom” një tjetër e bën për QKUK, arrestohet nga Policia
Është arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Në raportin e sotëm të policisë thuhet se rasti ndodhur të enjten rreth orës 11 e 30 minuta në rrugën “Shaban Shala”.
Me rastin është marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor- Drenas.