Ky është mjeshtri i motorrsharrës nga Komorani që ka marrë vëmendjen e milionave njerëzve në botë

Në mes të Komoranit, afër shkollës, është një lokal “Te Beni” i mbushur me motorrsharra e agregatë.

Aty është një mjeshtër i cili ka marrë vëmendjen e milionave njerëzve në botë.

Arben Gashin sot e ndjekin në rrjetin social ‘TikTok’ shumë adhurues të këtij ‘sporti’, ku një video e tij ka shkuar në gati 10 milionë shikime.

Ai është supër mjeshtër i motorrsharrave dhe kjo dëshmohet edhe përmes videove që ai poston në rrjetet sociale.

Arbeni tani nuk ka punë vetëm me klinentë lokal, atë e vizitojnë nga e gjithë Kosova dhe Rajoni të cilët ndahën të kënaqur me punën dhe çmimet e tij të arsyeshme.

Lexo edhe:  Mbi 800 orë shtrirë, 23 vjeçarja thyen rekordet për dembelizëm në Malin e Zi