Videoja që bën krenarë të gjithë: Ushtarët e FSK në trajnime të përbashkëta me ushtarët britanikë
Për herë të parë një trajnim është duke e mbajtur nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në.
“Momentalisht jemi të stacionuar këtu në Gjakovë, në Kosovë duke trajnuar vëllezërit tanë kosovarë të FSK-së së bashku me forcat partnere me të cilët gjendemi këtu duke bërë trajnimin për Komandim dhe Udhëheqje të liderëve të rinj dhe qëllimi është që të rrisim nivelin e forcat nga 0F6 në 0F7 dhe nga 0F1 në 0F2 duke u fokusuar në lidershipin e të rinjve duke përdorur njësitë e këmbësorisë si model bazë për trajnimin”, tha Ben Grifith, lideri i ekipit në Ushtrinë Britanike.
Ushtarët e FSK-së janë duke shkëlqyer në këtë kurs sepse këtë e thonë vetë ata që vijnë nga Anglia, si instruktorë specialë.
“Po, në fakt njohuritë dhe shkathtësitë teknike që ka FSK-ja janë vërtetë të mira. Kështu që ne jemi këtu për të asistuar dhe sjellur trajnimin e avancuar që po mbajnë, por ata vetëm se kanë mbajtur kurse të tjera bazike, dhe kjo po ashtu po mbahet nga instruktorët e FSK-së që është gjë tepër e mirë të shohim një aftësi të re duke u krijuar dhe është shumë afër mjaftueshmërisë. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur të ndajmë eksperiencën tonë dhe gjëra të tilla dhe ndihem mirë që standardi vetëm se është i lartë dhe vet”, shprehet lejtnant Alasdair Sinton për ushtarët e FSK-së.
Mundësia për t’u bërë inxhinier luftarak nuk duhet humbur, prandaj edhe këta kursantë nuk ndjejnë lodhje asnjë moment.
“Si koncept i përgjithshëm inxhinierët luftarakë përbëhen nga tre shtylla kryesore: lëvizshmëria, kundërlëvizshmëria dhe mbijetesa”, shpjegon togeri i FSK-së, Granit Revuçi.
I fundit por jo nga rëndësia, ky person që ka një jetë me Kosovën, sepse ishte në vendin tonë pas përfundimit të luftës, nënkoloneli John Hunter është jashtëzakonisht i kënaqur me ushtarët e FSK-së.
“Çdo trajnim që i kemi futur studentet në to, veçanërisht ato që janë mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, kemi studentë të kualitetit më lartë nga Forca e Sigurisë së Kosovës në trajnime ku gjithmonë përfundojnë të jenë më së larti në fund të tyre dhe të paktën dy herë kanë fituar “The Sword of Honor” për studentët ndërkombëtarë, pra duhen të jenë studentë të shkëlqyeshëm të akademisë ta fitojnë atë. Pra po, është një kualitet shumë i lart i ushtarëve që po vijnë nga Kosova”, tha John Hunter.