Ish-polici: Nëse është nevoja, jam i gatshëm ta veshi prapë uniformën pa pagesë për veriun e Kosovës
Ish-polici mitrovicas Qerim Uka ka deklaruar se nëse vendi i tij ka nevojë, ai është i gatshëm që sërish ta veshë uniformën e Policisë së Kosovës për të shërbyer për veriun e Kosovës.
Ai ju bëri ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës që për shkak të gjendjes së krijuar në veriun e Mitrovicës, t’i mundësohet rikthimi në Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës:
Presidentes Vjosa Osmani
Kryeministrit Albin Kurti
Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla
Drejtorit të PK. Fehmi Hoti
Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet gjegjësisht në Policin e Kosovës nga zyrtarët sërb, kerkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policin e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite!
Me respekt Qerim uka