Ish-pjesëtari i Policisë i gatshëm t’i kthehet uniformës pa pagesë pas situatës në veri
Edhe një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës është shprehur i gatshëm të rikthehet në krye të detyrës.
Fahri Zhushi i cili kishte dhënë dorëheqje në vitin 2002, ndërsa 20 vite më vonë tha se do të rikthehej edhe pa pagesë.
Këtë vendim ai e mori pas situatës së krijuar në vend, ku policët serbë kanë braktisur uniformën e Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Postim me shkas
Unë Fahri Zhushi kam filluar punën si pjestar i Policis së Kosovës në vitin 2000
Per arsye të mia personale dhe pas kërkeses time ne vitin 2002 jam liruar nga puna si pjestar i Policis së Kosoves
Pas situates sē krijuar në vend edhe unë iu bashkohem thirrjes së ish kolegëve
Pra unë Fahri Zhushi jam i gatshëm të kthehem ti shërbej Kosoves time
PA PAGES DHE PA ASNJË LLOj KOMPENSIMI
Për aq kohë sa është e nevojshme për vendin tim
Adresim publik drejtuar
Presidentes së Kosoves Vjosa Osmani
Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti
Dhe të gjitha institucioneve Shtetrore që merren me qështjen e Siguris në vend