Kush ishte piloti kosovar që ndihmoi srebrenicasit e izoluar 27 vjet më parë?

Sot janë bërë 27 vjet nga masakra e Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë, masakër kjo e cila është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në luftën e Bosnjës morën pjesë edhe disa shqiptarë.

Prej tyre është edhe Halit Mazreku, i cili shërbente si pilot-teknik i helikopterëve në ushtrinë boshnjake.

Gjatë kohës sa Srebrenica ishte prej zonave të izoluara, ai ishte pjesë e ekipit i cili përmes korridoreve ajrore u qonte ndihmë popullatës atje.

Civilëve, këta sa mundën u dolën në ndihmë edhe gjatë ditëve kur po kryhej gjenocidi serb ndaj tyre.

Mazrekaj thotë se ndërhyrja me kohë e ndërkombëtarëve, do të parandalonte këtë krim të kryer ndaj popullit boshnjakë.

Lexo edhe:  Zbulohet se e kujt është vetura ku u gjet armatim në afërsi të Zveçanit