Djali me probleme psikike dyshohet se e rrahu nënën në Mitrovicë të Veriut – refuzoi edhe trajtimin mjekësor

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Veriut, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është D. I., 31 vjeç, ndërsa viktimë Sh. I., 65 vjeç.

Sipas burimeve, rreth orës 21:00, nëna ka raportuar se djali i saj, i cili sipas deklarimit të saj ka probleme të shëndetit mendor, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ajo ka njoftuar gjithashtu se ai kishte refuzuar të merrte trajtimin mjekësor dhe barnat e përshkruara, për t’u larguar më pas nga banesa.

Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shoqërojnë të dyshuarin në stacion policor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Lexo edhe:  Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme