Bie çmimi i naftës për disa centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.48, duke rënë për katër centë në krahasim me dje.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.41 euro për litër, ndërsa gasi do të kushtojë 0.72 euro për litër.

Lexo edhe:  FSK në Veri me leje të KFOR-it, reagime të ashpra nga Gjermania e Franca ndaj keqinterpretimeve të VV-së