Vrasje e rëndë në Mitrovicë, 37 vjeçari humb jetën pasi goditet me thikë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të 27 majit në Mitrovicë ku një person humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja me thikë.

Sipas raportit policor, lëndime me thikë nga i njëjti person ka marrë edhe një person tjetër i cili ka pranuar trajtim mjekësor në SHSKUK.

Policia tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar mjeti i mprehtë

 

Lexo edhe:  FSK do të bëjë ushtrime fushore, njofton për lëvizje të trupave dhe makinerisë ushtarake