Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje kritike dërgohet në QKUK

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot në Istog.

Rastin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi deklaroi se një i mitur është në gjendje kritike dhe është transferuar në QKUK.

“Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, ka thënë Nikçi.

Lexo edhe:  Tragjike për familjen Kosumi në Gjilan: Kjo është e reja që vdiq në rrethana të dyshimta