Suspendohen 2 policë në Mitrovicë të Veriut, u kapën në intimitet në veturë të Policisë

Dy policë serbë, një burrë dhe një grua janë suspenduar në veri të Mitrovicës, pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për policët N.Panteliq dhe R.Tijaniq, të cilët dyshohet se janë hasur të zhveshur brenda veturës, nga një njësi tjetër e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas zbulimit të rastit, ai është raportuar tek eprorët kompetentë, të cilët kanë marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policorë për tre ditë, si dhe u është shqiptuar masë disiplinore.

Po ashtu, njërit prej zyrtarëve policorë i është ndryshuar edhe vendi i angazhimit, megjithatë kjo, sipas burimeve, është bërë vetëm për çështje operative.

Lexo edhe:  Mitrovicë: Sulmohet seksualisht 11-vjeçarja në hyrje të banesës, arrestohet i dyshuari 41-vjeçar