“Po e shpall Pavarësinë, po”, “me emër të Zotit”, Endriti rikthen videon e Thaçit me Demaçin
Endrit Thaçi ka rikthyer në kujtesë një moment të veçantë mes ish-presidentit Hashim Thaçi dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, dëgjohet shkrimtari Demaçi duke iu drejtuar Thaçit me fjalët: “Po e shpall Pavarësinë, po”.
Ndërsa ish-presidenti Thaçi ia kthen: “Me emër të Zotit”.
Videoja ktheu kujtime nga periudha e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.


