Një nxënës 15 vjeç humb jetën në orën e Edukatës Fizike
Një nxënës ka humbur jetën në ambientin e shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.” tha ai.
I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

