Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet t’i lëshojë urdhërarrest deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, në lidhje me rastin ku akuzohen edhe Arlind Manxhuka, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj, për kanosje ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe ish-prokurorit Afrim Shefkiu.

Egzon Azemi, nuk është paraqitur në gjykatë më 07.04.2026.

“Nuk ka kushte për të mbajtur seancë, andaj merret aktvendim që seanca e sotme, e caktuar për në ora 9:30, nuk do të mbahet, dhe njëjta caktohet për në ora 13:15, ku për të pandehurin Egzon Azemi gjykata do të lëshojë urdhërarrest”, deklaroi gjyqtari Kushtrim Shyti në seancën e së martës.

Gjyqtari Shyti njoftoi të pranishmit se seanca do të shtyhet për sesionin e pasdites ndërsa për të akuzuarin Egzon Azemi do të lëshojë urdhërarrest.

Azemi, Manxhuka dhe Elshani akuzohen për veprat penale “Kanosje” dhe “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Lexo edhe:  Musliu: Dimal Basha me guxu drenicakëve ua vendos rampën në Komoran qysh e patë qitë policia e Serbisë