Lajmi i hidhur: Vdes veterani i arsimit nga Komuna e Skënderajt

Ka vdekur njeri nga mësuesit e parë në trevat e Drenicës, Rizah Dervishaj nga fshati Kostërc i Komunës se Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Dervishaj kishte shërbyer me dinjitet për shumë vite si mësimdhënës.

Lajmin për vdekjen e Rizahit e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e tij përmes rrjetit social “facebook”.

Njoftimi i plotë:

Më dhimbje dhe pikëllim të thellë morem lajmin se paska ndërru jetë Rizah Dervishi , daja i Bashkeshortës sime , njëri nga mësuesit e parë Drenicar i cili sinjifikonte brenda vetës vlerat më të larta Drenicare dhe mbarëkombetare të trasheguara brez pas brezi !
Njëri i urt , i ditur , ndritur dhe At’dhetar e edukator i paepur !
Ngushëllime familjës , miqëve , shokëve, nxënësve , farefisit dhe krejtë Drenicës Heroike për këtë humbje kaq të madhe !
Por krenaria që të kishim në mesin tonë dhe do të jesh gjithmonë shumëfish më e madhe , sepse ti ike vetem fizikisht nga ne , ama do të jesh gjithmonë në zëmrat dhe mendjët tona !
U prefsh në paqe !
Lavdi dhe përkujtim nëper breza !

Lexo edhe:  Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën