Kurti refuzon të jap përgjigje për gjendjen e tmerrshme në kampin “Enver Zymeri”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet për gjendjen e tmerrshme në Kampin e Policisë “Enver Zymeri” në Mitrovicë, për të cilën raportoi ekskluzivisht VOX Kosova. Ai tha se për këtë çështje të pyetet Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla.

“Është e vërtetë që ka shumë muaj që nuk kam qenë në Kampin “Enver Zymeri”, por përgjigjen në pyetjen e juaj duhet ta jap Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Policia e Kosovës”, deklaroi Kurti i pyetur nga VOX Kosova gjatë përurimit të hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike

“E nëse nuk e kanë bërë ose nuk e bëjnë unë kujdesem që sot pasdite ta keni një përgjigje”, shtoi ai.

Lexo edhe:  OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht