Lajmi i fundit: Tentim-vrasje në Polac të Skënderajt, plagoset me thikë një person

Një tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Polac të komunës së Skenderajt.

Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari pas një zënke që ka pasur me viktimën e ka goditur me thikë këtë të fundit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh. Polac, Skenderaj 10.03.2023 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë- thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet

Lexo edhe:  Vazhdon ikja e mjekëve, për gjashtë javë nga Kosova u larguan 43 mjekë