Tahiri: Kurti duhet të pajtohet me realitetin, s’mund të krahasohet me Thaçin

Deputeti më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, e ka quajtur të pakrahasueshëm sh-presidentin Hashim Thaçi, karshi kryeministrit Albin Kurti.

Tahiri ka kujtuar kohën kur Thaçi e ka mposhtur Kurtin në të gjitha zgjedhjet që palët janë ballafaquar.

“Mendoj se secili shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar, duhet me u lut dhe duhet me u gëzu dhe me u ndje krenar për lirimin e Hashim Thaçin, Kadri Veselit, Jakup Selimit e Rexhep Selimit. Përtej kësaj, Hashim Thaçi. Përtej kësaj, Hashim Thaçi është i pakrahasueshëm karshi Albin Kurtit. Hashim Thaçi e ka mujt Albin Kurtin edhe në 2010-ën, edhe 2011-ën, edhe 2014-ën edhe në 2017-ën. Hashim Thaçi është njëra prej figurave më të rëndësishme të kombit shqiptar, me rolin dhe lidershipin e tij”, tha ai në Rubikon.

Tutje ai i kërkoi Kurtit që të pajtohet me realitetin për Thaçin.

“Albini duhet me u pajtu me këtë realitet, që nuk mundet me u krahasu me Hashim Thaçin, as në histori, as në rezultate. Dhe nuk mendoj që duhet me mbrri me e pa si rival, sepse është i pakrahasueshëm”, tha Tahiri.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera