“Po të ishte në Turqi do të pushkatohej” – Presidenca e Kosovës i reagon deklaratës skandaloze të Halil Gecit për Vjosa Osmanin

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e Halil Gecit , i cili në një postim e ka quajtur “tradhtare” dhe ka përmendur fjalën “pushkatim”.

Në reagimin e presidencës, thuhet se kjo s’ka të bëjë me kritikë dhe opinion, por me gjuhë të rrezikshme dhe tentim për normalizim të dhunës politike,.

“Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”, thuhet në reagim.

Lexo edhe:  Digjen katër vetura te rruga “B” në Prishtinë, policia nis hetimet