Therret me thikë një person në veri të Mitrovicës

Një person është therrë me thikë sonte në veri të Mitrovicës, raporton Kossev.

Therrjen me thikë e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se personi i lënduar aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut.

Mes tjerash, ai shtoi se bazuar në ato informatat aktuale që ka Policia, personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Siç u konfirmua në vendin e ngjarjes, disa patrulla policore ndodhen para Ador Hotel, ndërsa në zonë është vendosur shiriti i verdhë i policisë.

Lexo edhe:  Prezantohet iPhone 14, kështu duket