Dhunoi për një vit 14 vjeçaren, 59 vjeçari i dyshuar ishte zyrtari i Policisë së Kosovës

Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeçari nga Ferizaj kishte kryer akt seksual me një 14 vjeçare në motel. Ai është Ilaz Ramadani. Gazeta Insajderi mëson ekskluzivisht se i dyshuari ka qenë pjesëtarë i Policisë së Kosovës vite me parë. I njëjti është larguar nga ky institucion pas akuzave për kryerje të disa vepra penale.

Në prill të vitit 2024 një 59 vjeçar nga Ferizaj është arrestuar për veprën penale “Dhunim”. Ai po dyshohet se në mënyrë sistematike ka kryer akt seksual me një të mitur të moshës 14 vjeçare. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi i dyshuar është Ilaz Ramadani. Në kohën kur e ka kryer aktin çnjerëzor, i dyshuari ka qenë shofer i autobusit të një linje në Ferizaj. Pikërisht në autobus, i dyshuari në momentin që ka mbetur vetëm me viktimën e ka shfrytëzuar rastin dhe ka kryer akt seksual me të miturën pa dëshirën e saj. E pas kësaj, ai e ka dërguar edhe disa herë të tjera në një Motel në Ferizaj.

Gazeta Insadjeri merr vesh se i dyshuari para disa viteve ka qenë pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Ai ka shërbyer në stacionin e policisë në Shtime.

Por, sipas burimeve të Gazetës brenda policisë, Ilaz Ramadani është larguar nga puna për shkak të kryere së disa veprave penale.

Jo zyrtarisht Gazeta mëson se ai ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Pas largimit nga policia ai është punësuar si shofer i autobusit.

Lexo edhe:  “Çartet” plaku për 1 maj: Po vinë po lahen me gra e fmi, nxajnë peshqi, bërllogun qatu e lajnë