E rëndë: Dy të rinjtë mitrovicas që humbën jetën ne aksident janë Ardian Avdyli dhe Fidan Peci
Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të premtën në një autostradë në Itali.
Sipas informacioneve që ka siguruar “Jepi zë”, dy të rinjtë kanë pësuar lëndime shumë të rënda në aksident dhe nuk kanë arritur t’u bëjnë ballë plagëve.
“Jepi zë” mëson se viktimat janë Ardian Avdyli dhe Fidan Peci, të dy nga Mitrovica.
Fillimisht identiteti i tyre ishte konfirmuar vetëm me inicialet A.V dhe F.P, ndërsa më pas është mësuar se bëhet fjalë për dy të rinjtë Ardian Avdyli dhe Fidan Peci.

