E rëndë: 2 të rinj nga Mitrovica humbin jetën në aksident në Itali

Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të premtën në një autostradë në Itali.

Sipas informacioneve që ka siguruar “Jepi zë”, dy të rinjtë kanë pësuar lëndime shumë të rënda në aksident dhe nuk kanë arritur t’u bëjnë ballë plagëve.

“Jepi zë” mëson se viktimat janë persona nga Mitrovica me inicialet A.A dhe F.P.

Për momentin, identiteti i plotë i tyre nuk do të publikohet deri në konfirmimet zyrtare dhe njoftimin e familjarëve.

Lexo edhe:  Flet lojtari që u përplas me Amir Rrahmanin