Edhe Britania e Madhe ngrit avionët, i nis drejt Lindjes së Mesme
Keir Starmer ka bërë një deklaratë pas sulmeve të sotme në Iran.
Kryeministri tha se aeroplanët britanikë “janë në qiell sot” në Lindjen e Mesme “si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse rajonale për të mbrojtur njerëzit tanë, interesat tona dhe aleatët tanë”.
Më parë, u raportua se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në operacionet e përbashkëta SHBA-Izrael kundër Iranit.
Gjithashtu kuptohet se asnjë bazë ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar – përfshirë bazën në Diego Garcia – nuk u përdor nga aeroplanët amerikanë për të nisur sulmet kundër Iranit.
Tani bëhet e ditur se Mbretëria e Bashkuar kishte vendosur aeroplanë luftarakë Typhoon në Katar – të gjithë në role mbrojtëse.

