Dyshimet për dallavere me vota, 12 persona intervistohen në Vushtrri dhe në Skënderaj

12 persona janë intervistuar në Vushtrri dhe Skenderaj lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Siç bën të ditur policia, bëhet fjalë për shtatë të dyshuar në Vushtrri dhe pesë të tjerë në Skenderaj.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit në të dyja rastet janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i policisë:

Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi veten me armë