Asnjë vrasje e grabitje në veri gjatë vitit 2025

Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut, u prezantua raporti i punës për vitin 2025, në prani të drejtuesve të lartë të Policia e Kosovës dhe përfaqësuesve institucionalë.

Gjatë vitit paraprak, sipas këtij raporti nuk është shënuar asnjë rast vrasje apo grabitje në rajonin e veriut, ndërsa numri i përgjithshëm i veprave penale ka rënë për 11.8% krahasuar me vitin 2024.

“Rënie e ndjeshme është evidentuar edhe në disa kategori si vjedhjet e rënda, sulmet, kanosjet dhe zjarrvëniet. Janë konfiskuar 87 armë zjarri, 4,200 fishekë, 21 granata dore dhe 11 raketahedhës, ndërsa zbulueshmëria e rasteve ka arritur në 85.9%”, thuhet në njoftim.

Tutje në këtë njoftim bëhet e ditur se shënuar ulje edhe e aksidenteve, si rezultat i masave parandaluese dhe bashkëpunimit të ngushtë polici–qytetar.

“Në fund, u ndanë mirënjohje për zyrtarët policorë dhe institucionet bashkëpunuese për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lexo edhe:  Naser Pajazitajt i ulet dënimi, reagon vëllai i Donjetës: “Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë t’pandershëm”