Kapet duke vjedhur “Gillette” në “Interex”, 53-vjeçari arrestohet nga Policia e Kosovës
Një rast vjedhjeje është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku një person është kapur në flagrancë pasi kishte vjedhur produkte nga një market.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 23.02.2026 rreth orës 20:30, policia ka pranuar informatë për një vjedhje në zonën Central Park, në rrugën “Lidhja e Pejës”.
Sipas ankuesit, në marketin “Interex”, dy persona të dyshuar kishin vjedhur disa pako briskash Gillette, me vlerë totale prej rreth 285 euro.
Njëri nga të dyshuarit ka arritur të largohet, ndërsa Faton Xharra 53 vjeç është ndaluar nga policia. Gjatë intervistimit, i njëjti ka deklaruar se vjedhjen e kishin kryer me qëllim të përfitimit nga shitja e produkteve.
Pas njoftimit të Prokurorit kujdestar, është marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa ai është transferuar në Qendrën e Mbajtjes dhe rasti po trajtohet nga organet kompetente.

